Chelsea dhe Arsenali kanë luajtur baras me rezultat 1-1 në kuadër të debit të javës së 11-të në Ligën Premier.
Chelsea e nisi më mirë, duke rrezikuar me Cole Palmer dhe Malo Gusto, por në të dyja rastet, Blutë nuk gjetën rrjetën.
Arsenali tentoi me Gabriel Martinellin, por gjuajtja e tij nuk shkoi në kuadrat.
Topçinjtë arritën të shënonin në minutën e 32-të, me Declan Rice që asistoi te Kai Havertz, por që goli i shënuar nga ai u anulua me VAR për pozitë jashtë loje.
Në minutat e mbetura të pjesës së parë kishte vetëm gjysmë raste dhe skuadrat nuk arritën të gjenin rrjetën.
Pjesa e dytë nisi me raste sërish nga të dyja palët, me mysafirët që arritën të shënonin të parët.
Gabriel Martinelli arriti të shënojë nga afër për 1-0, duke e hapur ndeshjen.
Por nuk vonoi shumë dhe Chelsea arriti të barazojë rezultatin, me Enzo Fernandez që pasoi te Pedro Neto i cili me një goditje të fortë shënoi për 1-1.
Honours even at Stamford Bridge ⚖️ pic.twitter.com/uqu4ykewss
— Arsenal (@Arsenal) November 10, 2024
Nicolas Jackson shënoi pas pesë minutash, por ishte në pozitë jashtë loje.
Deri në fund nuk kishte më gola dhe skuadrat ndanë pikët, që i dërgojnë në pozitat tre dhe katër me nga 19 pikë. /Telegrafi/