Chelsea dhe Arsenali kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen derbi të vlefshme për javën e 15-të në Ligën Premier.
Blutë janë nikoqir të rivalëve lokal, Topçinjve, në takimin që pritet të zhvillohet në Stamford Bridge me fillim nga ora 13:00.
Ekipi i Graham Potter vjen në këtë ndeshje me një rënie të formës me dy barazimi dhe një humbje nga tri ndeshjet e fundit dhe synon t’i kthehet fitores para tifozëve të vetë.
Në anën tjetër, ekipi i Mikel Artetas është në formë të lartë me vetëm një humbje në 12 ndeshje këtë sezon, kështu që shpreson të vazhdoj formën e mirë me një fitore, për të mbajtur pozitën e parë.
A Sunday special: #CheArs! 👊 pic.twitter.com/6cCpYPfvPh
— Chelsea FC (@ChelseaFC) November 6, 2022
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.
Te mysafirët nga minuta e parë luan mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, ndërsa te Chelsea, sulmuesi Armando Broja e nis nga stoli.
Chelsea: Mendy; Azpilicueta, Silva, Chalobah; Loftus-Cheek, Jorginho, Mount, Cucurella; Havertz, Aubameyang, Sterling;
Arsenal: Ramsdale; White, Saliba, Gabriel, Zinchenko; Partey, Xhaka; Saka, Odegaard, Martinelli; Jesus;
/Telegrafi/