Chelsea është urdhëruar të zgjerojë madhësinë e zhveshtores së ekipit mysafirë në Stamford Bridge, pas ankesave nga klubet rivale të Ligës Premier.
Liverpooli dhe Brightoni mësohet se janë ankuar për lehtësirat për ekipet vizitore në stadiumin e klubit londinez.
Kushtet e ngushta bënë që lojtarët të detyroheshin të ndajnë të njëjtën dhomë zhveshje me menaxhmentin dhe stafin e ekipit.
Rregulloret e coronavirusit të Ligës Premier thonë se dhomat e zhveshjes duhet të kenë një madhësi të caktuar për të ndihmuar lojtarët dhe stafin të distancohen ndaj njëri-tjetrit.
Protestat e kanë detyruar Chelsean të shpenzojë mijëra funte për të zgjeruar dhomën e zhveshjes të mysafirëve në përputhje me rregullat.
Chelsea ka rritur madhësinë e dhomës së zhveshjes për ekipet si mysafir duke përfshirë edhe zonën e mediave në Stamford Bridge.
Ndryshe, Blutë ka kohë që planifikojnë rinovimin e tërësishëm të stadium, duke rritur kapacitetin nga 42 mijë në 60 mijë . /Telegrafi/