Site icon Telegrafi

Chelsea dëshiron transferimin e Stanciut

Nicolae Stanciu është futbollisti i fundit që ka përfunduar në radarin e Chelseat.

Skuadra londineze është duke mbajtur bisedime të ngushta me sulmuesin e Steaua Bucharest, Nicolae Stanciu.

Sipas Mirror, sulmuesi rumun pëlqehet nga trajneri italian, Antonio Conte, pasi do të ishte një pikë reference si startues, por edhe zëvendësues.

Lexo po ashtu Conte ia hap dyert Interit për transferimin e Oscarit

Sulmuesi i gjithanshëm, i cili mund të veprojë kudo në të gjithë vijën sulmuese, shënoi 14 gola dhe grumbulloi 11 asistime sezonin e kaluar në nivel klubi.

23-vjeçari rumun e ka kapur syrin e trajnerit Antonio Conte, i cili ndjen që një ofertë prej vetëm 6 milionë euro duhet të jetë e mjaftueshme të zbresin në Londër sulmuesin. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Transferimet
Exit mobile version