Telegrafi

Chelsea dëshiron Slimanin

LEICESTER, ENGLAND - SEPTEMBER 19: Islam Slimani of Leicester City celebrates scoring his sides second goal with Demarai Gray of Leicester City during the Carabao Cup Third Round match between Leicester City and Liverpool at The King Power Stadium on September 19, 2017 in Leicester, England. (Photo by Matthew Lewis/Getty Images)

Chelsea është bashkuar garës për shërbimet e sulmuesit të Leicester Cityt, Islam Slimani, të cilin e do në huazim gjatë janarit.

Trajneri i Bluve, Antonio Conte ka qenë i lidhur me një mori sulmuesish gjatë javës së kaluar, ku më të përfolurit ishin Edin Dzeko, Peter Crouch dhe Christian Benteke.

Kjo pasi italiani nuk është i kënaqur me rendimentin e treguar deri më tani ka sulmuesit dhe dëshiron të rris konkurrencën në këtë repart.

Lexo po ashtu Dzeko dhe Palmieri të hënën ose të martën pritet të zyrtarizohen te Chelsea

Sipas mediumit britanik Sunday Times, Chelsea i është afruar Leicesterit në përpjekje për të nënshkruar në huazim me sulmuesin e tyre algjerian, Slimani.

Slimani ka dështuar të zë një vend titullari te Leicesteri (Getty Images)

Slimani përshtatet me karakteristikat e asaj që Conte kërkon dhe do të ishte i gatshëm të luante edhe në Ligën e Kampionëve.

29-vjeçari i kushton Leicesterit plot 26.5 milionë funte apo rreth 30 milionë euro nga Sporting Lisbon në verën e vitit 2016.

Lexo po ashtu Refuzimet e mëdha të Chelseat, fillojnë shakatë me londinezët – I fundi që i ‘refuzon’ është Akinfenwa i njohur si ‘Bisha’ (Foto)

Megjithatë, ai ka shënuar vetëm tetë gola në 25 paraqitje të bëra gjatë kohës së tij në King Power Stadium.

Paraqitjet e tij kanë qenë të pakta pasi trajnerët kanë preferuar Jamie Vardyn dhe Shinji Okazakin para tij. /Telegrafi/