Chelsea është bashkuar garës për shërbimet e sulmuesit të Leicester Cityt, Islam Slimani, të cilin e do në huazim gjatë janarit.
Trajneri i Bluve, Antonio Conte ka qenë i lidhur me një mori sulmuesish gjatë javës së kaluar, ku më të përfolurit ishin Edin Dzeko, Peter Crouch dhe Christian Benteke.
Kjo pasi italiani nuk është i kënaqur me rendimentin e treguar deri më tani ka sulmuesit dhe dëshiron të rris konkurrencën në këtë repart.
Sipas mediumit britanik Sunday Times, Chelsea i është afruar Leicesterit në përpjekje për të nënshkruar në huazim me sulmuesin e tyre algjerian, Slimani.
Slimani përshtatet me karakteristikat e asaj që Conte kërkon dhe do të ishte i gatshëm të luante edhe në Ligën e Kampionëve.
29-vjeçari i kushton Leicesterit plot 26.5 milionë funte apo rreth 30 milionë euro nga Sporting Lisbon në verën e vitit 2016.
Megjithatë, ai ka shënuar vetëm tetë gola në 25 paraqitje të bëra gjatë kohës së tij në King Power Stadium.
Paraqitjet e tij kanë qenë të pakta pasi trajnerët kanë preferuar Jamie Vardyn dhe Shinji Okazakin para tij. /Telegrafi/