Site icon Telegrafi

Chelsea dëshiron që pasardhësi i Contes të jetë italian, Di Francesco objektivi i radhës

during the Serie A match between FC Internazionale and AS Roma at Stadio Giuseppe Meazza on January 21, 2018 in Milan, Italy.

Antonio Conte duket se do të largohet nga Chelsea në fund të sezonit.

Trajneri italian nuk ka arritur ta dërgojë skuadrën më shumë se në raundin e parë të Ligës së Kampionëve.

Conte ende nuk ka arritur ta zë pozitën e katërt në kampionat që i dërgon në Ligën e Kampionëve.

Kampioni i edicionit të kaluar në Ligën Premier po dëshirojnë një trajner italian si pasues të Contes.

I pari në listën e tyre mbetet trajneri italian i Juventusit, Maximiliano Allegri.

Ndërkohë mediat italiane kanë raportuar se tani Chelsea po kërkon trajnerin e Romës, Eusebio Di Francesco.

Numri një i Giallorosëve ka spikatur këtë edicion me një lojë mjaftë të bukur dhe kjo është arsyeja që po kërkohet nga londinezët.

Edhe pse duket e vështirë që Roma të heqë dorë nga trajneri i tyre, Chelsea do të tentojë të nënshkruajë me të. /Telegrafi/

Exit mobile version