Telegrafi

Chelsea dërgon ofertën e parë në drejtim të Dortmundit për Sanchon

Chelsea duket se e ka seriozisht për transferimin e talentit anglez Jadon Sancho.

Skuadra londineze ka dërguar tanimë ofertën e parë në drejtim të Dortmundit për t’i fituar shërbimet e anësorit.

The Sun ka raportuar se londinezët kanë ofruar 120 milionë euro për transferimin e anglezit dhe janë në pritje të përgjigjes nga Dortmund.

E përditshmja angleze ka raportuar se Borussia Dortmund pritet t’i kthejë përgjigje gjatë kësaj jave Chelseat për lojtarin.

Jadon Sancho. (Photo by Jörg Schüler/Getty Images)

Dortmund është e kënaqur me shumën prej 120 milionë eurove, por dëshiron që t’i përfshijë edhe disa bonuse në marrëveshje.

Vet lojtari i ka dhënë dritë të gjelbër agjentit të tij të diskutojë për kushtet personale me skuadrën londineze.

Përveç Chelseat në garë për lojtarin janë edhe Manchester United, Manchester City dhe Liverpool, por duket se Chelsea është zgjedhja e parë për Sanchon. /Telegrafi/