Telegrafi

Chelsea bie viktimë e një vendimi të pazakontë – por të saktë jashtë loje, pasi VAR-i shpëtoi Liverpoolin

Kai Havertz kishte një gol të shënuar në minutën e tretë kundër Liverpoolit në pjesë të parë, duke kaluar Chelsean në epërsi në derbin që po luhet në Anfield.

Sulmuesi gjerman mendoi se e kishte kaluar skuadrën e tij në epërsi qysh në start të përballjes, duke realizuar nga afërsia.

Një fillim i mirë nga skuadra e qytetit të Londrës bëri që ata të fitonin një goditje nga këndi, e cila u ekzekutua nga Conor Gallagher.

Mbrojtësi francez Benoit Badishile ishte i pari për ta devijuar topin drejt portës së Liverpoolit, derisa ai përfundoi më pas në këmbët e Thiago Silvas.

Veterani brazilian ia doli të gjuante, por përpjekja e tij u stopua nga shtylla.

Havertz reagoi më shpejt teksa topi u kthye në këmbën e tij, për ta futur topin në rrjetë.

Lexo po ashtu Mbyllet pjesa e parë: Chelsea e dominoi Liverpoolin në Anfield

Dukej sikur James Milner po e mbante dyshen në lojë, por më pas ndërhyri VAR-i për të treguar se ishte pozicion jashtë loje.

Pavarësisht se qëndronte pas shokut të tij të skuadrës, përsëritjet treguan se këmba e Havertz ishte paksa pak para topit.

Dhe për shumë zhgënjim të Bluve, gjyqtari Michael Oliver sinjalizoi se ishte një goditje dënimi për Liverpoolin.

Një fillim i furishëm i ndeshjes bëri që Stuart Pearce të thoshte në komentin e talkSPORT: “Një lojë vërtet e hapur këtu”.

“Nuk mund ta shoh këtë ndeshje të përfundojë 0-0, kjo është e sigurt. Mendoj se mbrojtja e Liverpoolit po duket e lëkundur”.

Ai shtoi: “Chelsea do të ndihet sikur ka humbur një mundësi nëse nuk shënon së shpejti”. /Telegrafi/