Kai Havertz kishte një gol të shënuar në minutën e tretë kundër Liverpoolit në pjesë të parë, duke kaluar Chelsean në epërsi në derbin që po luhet në Anfield.
Sulmuesi gjerman mendoi se e kishte kaluar skuadrën e tij në epërsi qysh në start të përballjes, duke realizuar nga afërsia.
Një fillim i mirë nga skuadra e qytetit të Londrës bëri që ata të fitonin një goditje nga këndi, e cila u ekzekutua nga Conor Gallagher.
Mbrojtësi francez Benoit Badishile ishte i pari për ta devijuar topin drejt portës së Liverpoolit, derisa ai përfundoi më pas në këmbët e Thiago Silvas.
Veterani brazilian ia doli të gjuante, por përpjekja e tij u stopua nga shtylla.
Havertz reagoi më shpejt teksa topi u kthye në këmbën e tij, për ta futur topin në rrjetë.
Dukej sikur James Milner po e mbante dyshen në lojë, por më pas ndërhyri VAR-i për të treguar se ishte pozicion jashtë loje.
Pavarësisht se qëndronte pas shokut të tij të skuadrës, përsëritjet treguan se këmba e Havertz ishte paksa pak para topit.
Dhe për shumë zhgënjim të Bluve, gjyqtari Michael Oliver sinjalizoi se ishte një goditje dënimi për Liverpoolin.
Një fillim i furishëm i ndeshjes bëri që Stuart Pearce të thoshte në komentin e talkSPORT: “Një lojë vërtet e hapur këtu”.
“Nuk mund ta shoh këtë ndeshje të përfundojë 0-0, kjo është e sigurt. Mendoj se mbrojtja e Liverpoolit po duket e lëkundur”.
Ai shtoi: “Chelsea do të ndihet sikur ka humbur një mundësi nëse nuk shënon së shpejti”. /Telegrafi/
Kai Havertz's goal ruled offside . https://t.co/eN42dcKmWi
— a. (@lapulgaprop_) January 21, 2023