Eden Hazard nuk do të përdoret si ofertë për transferimin e mbrojtësit të Juventusit, Leonardo Bonucci.
Chelsea ka shprehur interesim për blerjen e reprezentuesit italian.
Mirëpo, mesfushori belg nuk do të jetë pjesë e ofertës së “Blues”, shkruan “Goal.com”.
Bonucci është futbollist i kërkuar nga menaxheri i Chelseas, Antonio Conte, ish trajner i tij nga Juventus. Mirëpo, drejtuesit e klubit nga Stamford Bridge nuk janë të gatshëm ta sakrifikojnë Hazardin për ta sjellë ish mbrojtësin e Barit në Londër, transmeton Zëri.
David Luiz u rikthye tek Chelsea nga Paris Saint-Germain, gjatë afatit kalimtar të verës. Por, as ardhja e reprezentuesit brazilian nuk ka kontribuar në zgjidhjen e problemeve në mbrojtje tek Chelsea.
Conte e ka identifikuar Bonuccin si përforcimin e nevojshëm për skuadrën e tij.