Trajneri i Chelseat, Antonio Conte ka etiketuar Yannick Carrascos si njëri nga transferimet ‘big’ për këtë afat kalimtar.
Kampioni i Ligës Premier deri më tani ka transferuar mbrojtësin Antonio Rudiger nga Roma dhe Timeue Bakayokon nga Monaco, por transferimet nuk pritet të përfundojnë me vetëm këtë dy emra.
Kjo pasi, trajneri italian i Bluve, Conte është i etur për të forcuar skuadrën edhe në vijën sulmuese.
Sipas mediumit Don Balon, Chelsea i ka ofruar anësorit sulmues të Atletico Madridit, Yannick Carrasco një kontratë të majme pesëvjeçare.
Me kontratën e ofruar nga Blutë, futbollisti belg do ta shihte vetëm duke e dyfishuar pagën e tij aktuale. /Telegrafi/