Telegrafi

Chelsea bën përpjekjet finale për transferimin e Havertz

Kai Havertz (Foto: Alexander Hassenstein/Getty Images/Guliver)

Chelsea është duke u angazhuar maksimalisht që ta sigurojë nënshkrimin e Kai Havertz nga Bayer Leverkuseni, ashtu që do të tentojë të arrijë marrëveshje për transferimin e gjermanit.

Tashmë janë zhvilluar bisedime me përfaqësuesit e 21-vjeçarit, ndërsa ishte pritur nëse Blutë do ta sigurojnë pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve.

Dhe meqë kjo ka ndodhur, si dhe pasi në Stamford Bridge në sezonin e ardhshëm do të luajnë Timo Werner dhe Hakim Ziyech, hapi i radhës është mesfushori i talentuar.

(Foto: Alexander Hassenstein/Getty Images/Guliver)

Leverkuseni i ka caktuar çmim prej 100 milionë eurosh Havertzit dhe është në pritje të ofertave zyrtare. Në ndërkohë, Chelsea është duke shpresuar që të arrijë marrëveshje për një çmim më të ulët, rreth 76 milionë euro.

Lexo po ashtu Mbetet vetëm marrëveshja me Leverkusenin: Havertz pajtohet të kalojë te Chelsea

Të interesuar për shërbimet lojtarit gjerman janë edhe Real Madridi dhe Bayern Munichu, mirëpo klubi anglez e ka fuqinë financiare për transferimin e tij. /Telegrafi/