Telegrafi

Chelsea bën ofertë për rikthimin e David Luiz

David Luiz mund ta bëjë një rikthim sensacional te Chelsea.

Pas një verë të frustrimit në kërkimin e tyre për një mbrojtës të ri, Chelsea kanë kthyer vëmendjen e tyre tek një ‘ish.

Është mbrojtësi i Paris Saint-Germain, David Luiz, i cili ka hyrën në radarin e klubit londinez në ditën e fundit të afatit kalimtar.

Lexo po ashtu Gullit lavdëron Kanten dhe Hazardin

Sipas medieve, Chelsea kanë bërë një ofertë prej 32 milionë funte për brazilianin, i cili është i hapur për një transferim, pasi PSG pajtohet me largimin e tij.

Megjithatë, problemi i vetëm është se kampioni francez nuk e lejon largimin pa e gjetur më parë një zëvendësim. /Telegrafi/