Telegrafi

Chelsea bën ofertë për Kante

Mesfushori i Leicester City është bërë një nga lojtarët më të kërkuar pas paraqitjeve të mira dhe Antonio Conte e do atë në Londër.

Chelsea është duke synuar që ta transferojë mesfushorin N’Golo Kante, për 29 milionë funte.

Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet

Lojtari i Leicester City ka qenë një nga shtyllat e skuadrës në Premierligë edicionin e shkuar dhe pati paraqitje fort të mira edhe në Euro 2016.

Tani Antonio Conte e do atë në Stamford Bridge, për të përforcuar radhët para fillimit të edicionit të ri.