Telegrafi

Chelsea avancon në garën për yllit e Leicesterit

Ylli i Leicester Cityt, N’Golo Kante, vazhdon të jetë cak i shumë skuadrave të mëdha, posaçërisht angleze.

Për atë kanë shfaqur interesim Arsenali, Manchester United e Manchester City, por sipas La Gazzetta dello Sport, është Chelsea skuadra e cila avancon për të siguruar shërbimet e tij.

Sipas burimit të lartpërmendur tashmë kanë ndodhur disa takime mes palëve dhe pas Kampionatit Evropian mund të vjen edhe zyrtarizimi.

Kante ka qenë i kërkuar edhe nga Barcelona e Real Madridi, ndërsa çmimi i tij është rreth 30 milionë euro. /Telegrafi/

Lexo më shumëShokuese, Reali refuzoi transferimin e yllit të Leicesterit për një arsyeje qesharake