Ylli i Leicester Cityt, N’Golo Kante, vazhdon të jetë cak i shumë skuadrave të mëdha, posaçërisht angleze.
Për atë kanë shfaqur interesim Arsenali, Manchester United e Manchester City, por sipas La Gazzetta dello Sport, është Chelsea skuadra e cila avancon për të siguruar shërbimet e tij.
Sipas burimit të lartpërmendur tashmë kanë ndodhur disa takime mes palëve dhe pas Kampionatit Evropian mund të vjen edhe zyrtarizimi.
Kante ka qenë i kërkuar edhe nga Barcelona e Real Madridi, ndërsa çmimi i tij është rreth 30 milionë euro. /Telegrafi/
Lexo më shumë: Shokuese, Reali refuzoi transferimin e yllit të Leicesterit për një arsyeje qesharake