Site icon Telegrafi

Chelsea – Aston Villa, publikohen formacionet zyrtare

Chelsea dhe Aston Villa i kanë publikuar formacionet zyrtare për përballjen në kuadër të javës së 15-të në Ligën Premier.

Ndeshja që fillon në ora 20:30, do të zhvillohet në stadiumin ‘Stamford Bridge’, derisa The Blues shihen si favorit në letër.

Frank Lampard në këtë takim nuk do të mund të llogaris në Ruben Loftus-Cheek dhe Antonio Rudigerin, që janë të lënduar.

Në anën tjetër, Villa do të ketë mungesa si, Jed Steer dhe Keinan Davis, që janë po ashtu të lënduar, ndërsa Frederic Guilbert ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë.

Formacioni startues i Chelseat: Kepa, James, Zouma, Christensen, Azpilicueta, Kovacic, Kante, Mount, Willian, Abraham, Pulisic.

Formacioni startues i Aston Villës: Heaton, Elmohamady, Konsa, Mings, Targett, McGinn, Hourihane, Trezeguet, Wesley, Graealish. /Telegrafi/

Exit mobile version