Chelsea ka arritur të shënoi një fitore të madhe ndaj Arsenalit.
Falë golave nga Marcos Alonso, Eden Hazard dhe Cesc Fabregas, Chelsea mposhti 3-1 Arsenalin.
Futbollisti më i mirë në ndeshje padyshim që ishte Eden Hazard që ka marrë notën më të lartë (9.2).
Me paraqitje të mirë u dalluan edhe mesfushorët e krahut, Marcos Alonso (7,9) dhe Victor Moses (7.8).
Ndërkohë te Arsenali paraqitje të mirë patën vetëm, Chamberlain (7.7), Sanchez (7,1), Monreal (7.1) dhe Shkodran Mustafi (7.0).
Më së shumti dëshpëruan te Arsenal portieri Peter Cech (5.2), Theo Walcott (6.0) dhe Alex Iwobi (6.2). /Telegrafi/