Telegrafi

Chelsea – Arsenal: Notat e lojtarëve deri në finalen e Ligës së Evropës, më i mirë dhe më i dobëti te The Blues

Sonte do të dihet fituesi i një prej garave evropiane, përkatësisht do të dihet poseduesi i trofeut të Ligës së Evropës.

Chelsea dhe Arsenali do të takohen në ndeshjen finale në stadiumin olimpik të Bakus me fillim në ora 21:00.

Tashmë gjithçka është drejt finalizimit dhe po zbulohen edhe formacionet e të dyja skuadrave londineze që do të përballen në Azerbajxhan.

Statistikat krahasuese

Whoscord ka zbuluar disa prej statistikave që kanë arritur lojtarët e të dyja skuadrave, ku shihet se notën më të mirë e ka futbollisti i Chelseat, ku kjo e fundit e ka lojtarin me notën më të ultë.

Marcos Alonso është vlerësuar me notën më të lartë 7.93 gjersa ka “ngelur” portieri Kepa Arrizabalaga me 6.55.  Granit Xhaka është ndër më të vlerësuarit te Gunners me notën 7.16.

Ndryshe, kjo është hera e parë që këto dyja skuadrat takohen në një finale të garave evropiane. /Telegrafi/

Notat e lojtarëve deri në finale