Chelsea dhe Arsenal u ndeshen në derbin e javës së pestë në Ligën Premier.
Përballja e rivalëve lokal nuk solli fitues, pasi në fund dy skuadrat u desh të pajtohen me barazimin 0-0.
Futbollisti me notën më të lartë tek kampionët në fuqi ishte spanjolli Cesc Fabregas (7.4).
Paraqitje tejet të mirë kishte edhe franceze N’Golo Kante (7.3) dhe dyshja e mbrojtjes Gary Cahil (7.3) e Cesar Azpilicueta (7.1).
Ndërkohë me notat më të vogla tek vendasit ishin Pedro (6.2) dhe Alvaro Morata (6.3).
Aaron Ramsey ishte lojtari me notën më të lartë tek ‘Topçinjtë’ pasi u vlerësua (7.8), duke lënë mbrapa Laurent Koscienlyn (7.7) dhe Nacho Monreal (7.6).
Ndërkohë paraqitje të mirë tek Arsenal kishin edhe dyshja shqiptare Shkodran Mustafi (7.3) dhe Granit Xhaka (7.0).
Nota më e vogël tek Arsenal iu vë sulmuesit Alexandre Lacazette (6.0). /Telegrafi/