Telegrafi

Chelsea arrin marrëveshje me Man Cityn për Sterling, mungon vetëm zyrtarizimi

Chelsea thuhet se ka arritur tashmë marrëveshje me Manchester Cityn për transferimin e sulmuesit anglez, Raheem Sterling.

Sterling pritet të jetë transferimi i parë i kësaj vere për Blutë dhe i pari në epokën e pronarit të ri, Tood Boehly.

Pas arritjes së marrëveshjes personale me Sterling, Chelsea thuhet se ka arritur marrëveshje edhe me Cityn.

Lexo po ashtu Ronaldo, Sterling dhe De Ligt - ekipi potencial i Chelseat në sezonin 2022/23 është i frikshëm

Sipas gazetarit Fabrizio Romano, Blutë kanë pranuar tashmë miratimin përfundimtar nga City për transferimin e Sterling.

Blutë do të paguajnë 45 milionë funte apo 53 milionë euro plus 10 milionë funte apo 12 milionë euro bonuse, që në total i bie se transferimi mund t’ju kushtojë rreth 65 milionë euro.

Sterling thuhet se do të kryer nënshkruaj një kontratë të vlefshme deri në 2027 plus opsion për një vit të mëtejshëm.

Trajneri Thomas Tuchel tashmë kishte një bisedë të drejtpërdrejtë me lojtarin dhe zyrtarizimi mund të vijë shumë shpejt. /Telegrafi/