Moises Caicedo ka rënë dakord për kushtet personale të transferimit të tij te Chelsea, raporton Fabrizio Romano.
Reprezentuesi i Ekuadorit do të nënshkruajë një kontratë deri në vitin 2031, me një opsion zgjatjeje njëvjeçare.
Që atëherë, Chelsea negocioi për të arritur një marrëveshje me Brightonin, pavarësisht përpjekjeve të Liverpoolit për të marrë shërbimet e mesfushorit.
Tani, Blutë janë afër finalizimit të një marrëveshjeje prej 128 milionë euro për mesfushorin 21-vjeçar, të cilin ata shpresojnë ta prezantojnë të dielën.
Caicedo bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të Ligës Premier, ndërsa Chelsea nuk dëshiron të ndalet me kaq.
ata synojnë të marrin shërbimet edhe të Romeo Lavias për 60 milionë euro nga Sourthamptoni, që po ashtu po kërkohet nga Liverpooli. /Telegrafi/
Understand the agreement between Moisés Caicedo and Chelsea is for a contract valid until June 2031 🔵🇪🇨
…but the contract will also include an option until 2032, one more season.
Caicedo agreed personal terms with Chelsea at the end of May.
Clubs working to close deal now. pic.twitter.com/aELVHCiuzr
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 12, 2023