Telegrafi

Chelsea arrin marrëveshje me Crystal Palacen për Olise

RMC Sport, David Ornstein dhe Fabrizio Romano raportojnë se Chelsea ka aktivizuar klauzolën e lirimit të sulmuesit të Crystal Palace, Michael Olise.

Blutë do t’i paguanin Eagels 40 milionë euro për 21-vjeçarin. Kushtet personale janë rënë dakord tashmë.

Francezi po rikuperohet nga një lëndim dhe nuk do të jetë i disponueshëm menjëherë pas bashkimit me Chelsean. Ai pritet të kthehet në fund të shtatorit.

Lexo po ashtu Katër transferimet që Pochettino i do te Chelsea para 1 shtatorit

Olise shënoi dy gola dhe dha 11 asistime në 37 paraqitje në Ligën Premier për Palace sezonin e kaluar.

Sulmuesi kaloi shtatë vjet në ekipet e të rinjve të Chelseat përpara se të largohej në moshën 14-vjeçare.

Chelseat tani ka planifikuar gjithçka për testet e tij mjekësore dhe pritet që gjatë kësaj jave të bëhet zyrtare. /Telegrafi/