RMC Sport, David Ornstein dhe Fabrizio Romano raportojnë se Chelsea ka aktivizuar klauzolën e lirimit të sulmuesit të Crystal Palace, Michael Olise.
Blutë do t’i paguanin Eagels 40 milionë euro për 21-vjeçarin. Kushtet personale janë rënë dakord tashmë.
Francezi po rikuperohet nga një lëndim dhe nuk do të jetë i disponueshëm menjëherë pas bashkimit me Chelsean. Ai pritet të kthehet në fund të shtatorit.
Olise shënoi dy gola dhe dha 11 asistime në 37 paraqitje në Ligën Premier për Palace sezonin e kaluar.
Sulmuesi kaloi shtatë vjet në ekipet e të rinjve të Chelseat përpara se të largohej në moshën 14-vjeçare.
Chelseat tani ka planifikuar gjithçka për testet e tij mjekësore dhe pritet që gjatë kësaj jave të bëhet zyrtare. /Telegrafi/