Chelsea pritet të përfundojë marrëveshjen për transferimin e mesfushorit të Zenit St Petersburg, Leandro Paredes.
Blutë e Londrës janë shumë të interesuar në mesfushorin e ri argjentinas dhe kjo nuk përbën asnjë sekret.
Drejtuesit e klubit londinez disa herë kanë tentuar transferimin e tij, por pa pasur sukses.
Megjithatë, tani thuhet se kanë ndryshuar gjërat dhe Chelsea është afër marrëveshjes për transferimin e Paredes.
Sipas mediumit britanik The Express, Paredes do të zbulohet si nënshkrimi i parë i Bluve në afatin e janarit pasi dy klubet arritën një marrëveshje prej 31 milion funtesh apo rreth 35 milionë euro.
Paredes është një zëvendësim i drejtpërdrejtë për Cesc Fabregas, i cili u largua para disa ditësh duke u transferuar te Monaco në Ligue 1.
Chelsea fillimisht kishte kërkuar italianin e Cagliarit, Nicola Barella, por u refuzuan në ndjekjen e tyre pas kërkesave të mëdha të klubit nga Sardenja.
24-vjeçari Paredes u bashkua me Zenitin nga Roma në vitin 2017 dhe ka impresionuar fuqishëm në Rusi. /Telegrafi/