Telegrafi

Chelsea afër marrëveshjes me Alex Telles

Klubi anglez, Chelsea është afër të mbyll një marrëveshje për mbrojtësin e Portos, Alex Telles.

Telles ka shkëlqyer në vitet e fundit me klubin e madh portugez duke përfunduar në radarin e disa prej klubeve kryesore evropiane.

PSG gjithashtu është duke u lidhur me brazilianin, megjithatë Chelsea ka dalë si favorit për transferimin e mbrojtësit të majtë.

Lexo po ashtu Chelsea synon t'ia marrë nga duart Juventusit mbrojtësin Alex Telles

Braziliani sapo ka nënshkruar me super agjentin Pini Zahavi, i cili ka një lidhje të ngushtë me Chelsean dhe mund të ndihmojë Blutë për transferimin e tij.

Sipas mediumit Paris United, Zahavi tani është “në kontakt shumë të avancuar” me Chelsea për Telles.

Trajneri i Bluve, Frank Lampard është i etur për të forcuar opsionet e tij në krahun e majtë të mbrojtjes për sezonin e ardhshëm dhe Telles shihet favorit. /Telegrafi/