Chelsea ka humbur 1-0 në shtëpi nga rivali i tyre i fortë Manchester City në kuadër të javës së shtatë të Ligës Premier.
Qytetarët kanë vazhduar me fitore në kampionatin anglez, duke ruajtur serinë pozitive pa asnjë humbje edhe pas ndeshjes së zhvilluar në Stamford Bridge.
Goli i vetëm për skuadrën e Pep Guardiolas u shënua në minutën e 67-të nga mesfushori belg, Kevin de Bruyne.
Lojtari më i vlerësuar i kësaj ndeshje ishte mesfushori belg, i cili u notua në fund me notë 8.5.
Nota më e ulët në këtë ndeshje shkoi për të lënduarin Alvaro Morata që u notua me 6.2. /Telegrafi/
Chelsea:
Man City: