Chelsea është mposhtur në shtëpi nga Leicester City me rezultat minimal 1-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 18-të të Ligës Premier.
Skuadra e Maurioz Sarrit është befasuar në Stamford Bridge nga Liecesteri dhe kështu kanë mbetur 11 pikë mbrapa liderit, Liverpoolit, në garë për titull.
Goli i vetëm në këtë fitore të Dhelprave u shënua në minutën e 51-të nga sulmuesi anglez, Jamie Vardy.
Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte mbrojtësi Ricardo Pereira, i cili u vlerësua me notë 8.3.
Në anën tjetër, lojtari me notën më të ulët në këtë ndeshje ishte Antonio Rudiger dhe Cesar Azpilicuta, të cilët u notuan me 6.4.
Chelsea:
Leicester City:
/Telegrafi/