Telegrafi

Charlize Theron: Vin Diesel më puthi si një “peshk i ngrirë”, aktori reagon ndaj këtyre akuzave (Foto)

Charlize Theron i tha Ellen një muaj më parë se puthja Vin Diesel në “The Fate of The Furious” ishte si puthja e një ‘peshku të vdekur’.

Ndërsa aktori iu kundërvu këtyre vërejtjeve të martën në “DeGeneres Show”, ku u shfaq përball moderatores së njohur Ellen, pasi ishte i ftuari i radhës në emisionin e saj.

Lexo po ashtu Vitet kalojnë, por ata vazhdojnë të jenë në formë: Ndryshimet e aktorëve të 'Fast and the Furious' gjatë viteve (Foto/Video)

49-vjeçari, i cili luan rolin e Dominic Toretto u hodh nga vendi i tij për të mbrotjur veten, pasi Ellen i lexoi vërejtjet e ashpra të bëra nga Theron për përqafimin e tyre në film, shkruan Telegrafi.

Puthja e Vin Diesel me Charlize Theron në “The fate of the Furious”

“Karakteri i tij duket i ngrirë si një peshk i ngordhur”, citon Ellen Theron.

‘Çfarë ?! Ç’është! Djema, a dukem si një peshk i ngordhur? ‘ pyeti aktori audiencën.

Lexo po ashtu Supermakina që prishen, mjete piroteknike dhe mijëra statistë – kështu u shpenzuan 250 milionë dollarë për filmin "Fast and Furious 8" (Foto/Video)

“Ajo është duke thënë se është puthja më e mirë ndonjëherë, ajo ishte puthja më psikotike dhe gjithë kjo shihet sepse buzët nuk gënjejnë …. ” u shpreh Diesel, në momentin që në ekran u transmetua deklarata e Charlizes.

Vin Diesel në “The Ellen Show”.

Charlize kishte shpjeguar se roli i Vin nuk është në karakterin e tij në film. “Ashtu siç duhet, karakteri i tij është ngrirë. Ashtu si një peshk i ngordhur”, ishte shprehur ajo javë më parë në një emision. /Telegrafi/