Telegrafi

Charlize Theron reagon pas nominimeve për Golden Globes

Charlize Theron (Foto: Astrid Stawiarz/Getty Images for Dior/Guliver)

Charlize Theron kohët e fundit ka drejtuar akuza ndaj jurisë për ndarjen e çmimeve Globi i Artë për mospërfilljen e producentëve femra. Aktorja e njohur këto akuza i ka drejtuar me rastin e mungesës së nominimit për producente femra për ceremoninë e Golden Globes.

Ceremonia e 77-të e çmimeve ndezi polemikë kur u emëruan pesë burra, përfshirë Bong Joon-ho (për filmin “Parasite”), Sam Mendes (“1917”), Todd Phillips (“Joker”), Martin Scorsese (“The Irishman”) dhe Quentin Tarantino (për filmin “Once Upon a Time In Hollywood”).

Reagimi ishte një rezultat i anashkalimit në kategori të producentes Greta Gerwig (“Little Women’s”), Lorene Scafaria (“Hustlers”) dhe Lulu Wang (“Farewell”), transmeton KP.

Charlize Theron (Foto: Dimitrios Kambouris/Getty Images for The Charlize Theron Africa Outreach Project/Guliver)

Duke pohuar se është një luftë e ashpër për gratë, aktorja tha se është shumë zhgënjyese që edhe pas një viti të shkëlqyeshëm, nuk njihet puna e femrave producente.

“Është e vështirë. Mendoj se bëhet vërtet zhgënjyese kur duhet të kujtojmë se gratë producente, veçanërisht, thjesht po përpiqen të marrin numrat e tyre. Ato përfaqësojnë 10 për qind të producentëve në industri, dhe kur keni një vit të mirë si ky, me një punë kaq të madhe, është jashtëzakonisht zhgënjyese”, është shprehur aktorja për revistën LA Times.

Charlize Theron (Foto: Astrid Stawiarz/Getty Images for Dior/Guliver)

Çmimin për regjinë më të mirë e ka fituar vetëm një herë një femër, Barbara Streisand në vitin 1984 për filmin “Yentl”. Që atëherë, çmimet ndahen kryesisht për producentët meshkuj dhe gratë vështirë se arrijnë deri te nominimet.

Përveç kësaj, fansat përmbytën edhe platformat e mediave sociale duke kritikuar Globin e Artë për shpërfilljen e pëlqimeve të serisë “Game Of Thrones”, e cila sipas tyre duhet të nominohej për njërin nga çmimet që ndahen me këtë rast.