Telegrafi

Charlize Theron nuk ka ndërmend të martohet

Aktorja e njohur, Charlize Theron nuk ka ndërmend të martohet në të ardhmen e afërt.

Aktorja, fituese e çmimit “Oscar” e bëri këtë deklaratë teksa ishte e ftuar në edicionin e 65 të Festivalit italian ‘Sanremo’.

E pyetur nëse kishte dëshirë të shkonte drejt altarit, aktorja 39 – vjeçare tha:

“Më pëlqen ideja e lidhjeve të gjata, por sa i përket fustanit të bardhë, s’më ka interesuar ndonjëherë, as kur isha më e re”, u shpreh ajo. /Telegrafi/