Këngëtarja britanike Charli XCX ka nënshkruar një kontratë për të promovuar produktet e kompanisë “Select Model Management”.
Krijuesja e hitit “Boom Clap” i bashkohet modelisteve si Paloma Faith, Abbey Clancy dhe Kelis, të cilat janë të punësuara nga kompania britanike.
“Jemi të lumtur që Charli XCX do të jetë pjesë e Select Model Management. Ajo është shumë e mirë dhe duket ndryshe nga modelistet tjera që kemi këtu”, ka thënë Kirsty Reilly, drejtoreshë e kompanisë Select, transmeton Koha.net.
“Ne parashikojmë suksese të mëdha për të sivjet dhe mezi presim të punojmë me të”.
Charli XCX ditë më parë publikoi albumin e saj të dytë të quajtur “Sucker”. /Telegrafi/