Telegrafi

Charles, Johnson dhe ombrella, “beteja e ashpër” e kryeministrit britanik me ombrellën – Princi i Uellsit mezi përmbahej nga të qeshurat

Princi i Uellsit është argëtuar me “luftën” e kryeministrit britanik Boris Johnson me ombrellën e tij.

Johnson është kapur duke zhvilluar “një betejë të ashpër” me ombrellën në një ditë me shi dhe erëra të fuqishme, ku me të ishte edhe Princi Charles që kishte shkuar për përurimin e shtatores së policisë në parkun memorial në Stafordshire, transmeton Telegrafi.

Në videon që me shpejtësi të jashtëzakonshme është shpërndarë, shihet Princi Charles duke u përmbajtur nga të qeshurat derisa shikonte kryeministrin të ballafaqohej me ombrellën.

E kjo luftë e Johnsonit ua ka rikujtuar përdoruesve të Twitterit ngjarjen e një viti më parë, kur kryeministri i lagur nga shiu jepte interviste për një televizion. /Telegrafi/