Ekipi brazilian, Chapecoense dhe Barcelona do luajnë mes vete për trofeun Gamper, aty ku do paraqiten me fanella speciale.
Gjiganti spanjoll ka nderuar ekipin e Chapecoenses, duke i ofruar një miqësore për nder të trofeut Gamper, pas tragjedisë ajrore së pësuar në fund të vitit të kaluar.
Në atë tragjedi, të gjithë futbollistët dhe stafi i ekipit brazilian, përveç tre lojtarëve gjetën vdekjen, duke u bërë njëra nga tragjeditë më të mëdha sportive në botë.
Pas kësaj, ekipi katalunas i erdhi në përkrahje financiare Chapecoenses, por edhe i ofroi një ndeshje miqësore, e cila do të zhvillohet javën tjetër me 8 gusht në Camp Nou.
Në këtë ndeshje, Chapecoense ndaj Barcelonës do të paraqitet me fanella të veçanta, ku janë të dizajnuara me nga një yll për çdo person që ka vdekur në aksidentin tragjik.
Në fanellat e brazilianëve gjithashtu shkruan edhe një shkrim “Të gjithë jemi Chape”. /Telegrafi/