Site icon Telegrafi

Chapecoense e pranon zyrtarisht trofeun e Copa Sudamericana (Foto/Video)

Presidenti i klubit, Chapecoense, Plinio David de Nes Filho, e ka pranuar trofeun gjatë shortit për viti 2017 për garat e Copa Sudamericana dhe asaj Libertadores.

Chapecoense e ka fituar titullin si fituese e Copa Sudamericana për vitin 2016.

Klubi brazilian u shpall fitues pasi CONMEBOL në dhjetor i dha titullin, sepse skuadra e pësoi një aksident tragjik ku humbën jetën 71 persona.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për tragjedinë e Chapecoenses i gjeni këtu

Ata ishin nisur për në Kolumbi për të luajtur me Atletico Nacionalin.

Presidenti i ri i klubit, Plinio David de Nes Filho, e ngriti trofeun para homologëve të tij.

“Dua t’i falënderojë të gjithë, të gjithë shtetet. Më lejoni që në mënyrën më speciale dhe mirënjohëse nga klubi ynë, Chape, ta ndajmë trofeun që sapo e morëm me ata që na dhanë neve mundësinë, me humanitet dhe respekt. Me dinjitet dhe demonstrim të së mirës”, tha presidenti De Nes Filho.

Chapecoense u shortua në grupin e 7 me Nacionalin e Uruguait, Lanus e Argjentinës dhe Zulian e Venezuvelës.

Lexo po ashtu Do të martoheshin të premten, e futi në dhe të dielën – Historia e gruas që preku zemrat e të gjithëve (Foto)

Ndeshjen e parë në kampionat do ta luajnë me 29 janar, ndërsa për nder të klubit është organizuar edhe një miqësore mes Brazilit dhe Kolumbisë.

Po ashtu klubi brazilian do të luajë edhe një ndeshje me Barcelonën në kuadër të Joan Gamper Trophy. /Telegrafi/

Exit mobile version