Ende kujtohet tragjedia që i ndodhi skuadrës braziliane Chapecoense në nëntor të vitit të kaluar ku humbën jetën shumë futbollist të klubit brazilian, trajner e drejtues.
Por skuadra braziliane ka filluar rindërtimin e klubit duke bërë edhe transferimet e para.
Chapecoense ka zyrtarizuar dhe ka prezantuar tre futbollistë të rinj.
Mbrojtësi, Douglas Grolli, mesfushori Nadson dhe sulmuesi Rossi janë prezantuar nga klubi brazilian.
Drejtori sportiv i klubi brazilian, Rui Costa ka bërë të ditur se është shumë e vështirë arritja e marrëveshjeve me futbollistët.
“Jemi në një fazë të vështirë. Gjithmonë kemi bërë transferime por duke afruar dy apo tre futbollistë”.
“Tani kemi marrë tre të rinj, mirëpo na duhen ndoshta edhe 18 apo 20 të tjerë. Do të shohim se çfarë do të ndodh”, deklaroi Costa. /Telegrafi/