Telegrafi

Chandler e nokauton Tony Fergusonin me një goditje brutale, amerikani mbeti pa ndjenja dhe fytyra e tij u deformua e gjitha

Michael Chandler ka marrë një fitore spektakolare në UFC ndaj Tony Ferguson.

Ka qenë një meç i jashtëzakonshëm, ku në fund u fitua me nokaut nga Chandler i cili e rrëzoi Fergusonin falë një goditje brutale që i dha në fytyrë me këmbën e tij të djathtë.

Nokauti që Chandler i dha Fergusonit erdhi vetëm pas 17 sekondave të zhvilluara në raundin e dytë.

Ish-kampioni i peshave të lehta, Tony Ferguson mbeti pa ndjenja në ring, derisa fytyra e tij u deformua e gjitha nga goditja e fortë që i dha Chandler.

Ferguson që e fitoi këtë meç në peshat e lehta në UFC ka qenë i entuziazmuar derisa ka kërkuar nga Conor McGregor për tu rikthyer në ring dhe të bëjnë një luftë.

“Conor MCgregor, duhet të kthehesh dhe të luftosh me dikë. Unë jam pesha e lehtë më argëtuese në planet. Dua të ndeshem me ty Conor dhe po pres të rikthehesh”, deklaroi Chandler. /Telegrafi/