Michael Chandler ka marrë një fitore spektakolare në UFC ndaj Tony Ferguson.
Ka qenë një meç i jashtëzakonshëm, ku në fund u fitua me nokaut nga Chandler i cili e rrëzoi Fergusonin falë një goditje brutale që i dha në fytyrë me këmbën e tij të djathtë.
Nokauti që Chandler i dha Fergusonit erdhi vetëm pas 17 sekondave të zhvilluara në raundin e dytë.
Ish-kampioni i peshave të lehta, Tony Ferguson mbeti pa ndjenja në ring, derisa fytyra e tij u deformua e gjitha nga goditja e fortë që i dha Chandler.
Ferguson që e fitoi këtë meç në peshat e lehta në UFC ka qenë i entuziazmuar derisa ka kërkuar nga Conor McGregor për tu rikthyer në ring dhe të bëjnë një luftë.
“Conor MCgregor, duhet të kthehesh dhe të luftosh me dikë. Unë jam pesha e lehtë më argëtuese në planet. Dua të ndeshem me ty Conor dhe po pres të rikthehesh”, deklaroi Chandler. /Telegrafi/
MICHAEL CHANDLER WHAT A KO pic.twitter.com/iFjvGC1CRb
— Barstool Gambling (@stoolgambling) May 8, 2022
MICHAEL CHANDLER 🤯
[ @MikeChandlerMMA | #UFC274 | Live on ESPN+ PPV: https://t.co/cbSgXTfJoR ] pic.twitter.com/UGSFZSyT2v
— UFC (@ufc) May 8, 2022
Michael Chandler just sent Tony Ferguson to the SHADOW REALM pic.twitter.com/8r3b9JMPqC
— Barstool Sports (@barstoolsports) May 8, 2022