Chance The Rapper u martua me dashurinë e tij shumëvjeçare, Kirsten Corley, në fillim të këtij viti, por nëse nuk do të ishte një bisedë me Offset, mund të mos kishte ndodhur kurrë.
Të enjten (12 shtator), Chance ishte pjesë e ‘92.3’s Big Boy’s Neighborhood’ për një bisedë që përfshinte një debat rreth albumit të ri e shumë gjëra të tjera, derisa zbuloi se i dashuri i Cardi B, është një arsye më shumë për martesën me Corley.
Gjatë intervistës, ai theksoi se Offset ishte në të vërtetë ai që e çoi deri në fund martesën me të dashurën e tij.
“Kjo gjë me të vërtetë më ndryshoi jetën. Ne ishim në Coachella kur patëm këtë bisedë”, filloi Chance. “Ai ishte si, ‘Të gjithë nuk e dinë këtë, por kjo gjë midis meje dhe Cardi nuk është e rreme. Ne në fakt thjesht u martuam në oborrin tim si disa javë më parë dhe nuk i thamë askujt”.
Chance dhe gruaja e tij u martuan përsëri në mars dhe së fundmi mirëpritën vajzën e tyre të dytë.
Për shkak të lindjes së saj, Chance ka vendosur të shtyjë turneun e tij të ardhshëm në Amerikën e Veriut në mënyrë që ai të mund të kalojë ca kohë më shumë me familje. /Telegrafi/