Telegrafi

Chamberlain i kërkon Chelseat pagë të jashtëzakonshme

Anësori i Arsenalit, Alex Oxlade – Chamberlain, ka dërguar kërkesat e tij te Chelsea.

Klubi londinez tashmë ka treguar se është në ndjekje të lojtarit të Arsenalit.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit rreth Chelseat

Dhe, sipas Goal, përfaqësuesit e lojtarit i kanë kërkuar Cheleat pagë javore prej 150 mijë eurosh.

Chelsea është gati të paguajë 35 milionë funte për shërbimet e lojtarit, por paga do të ishte një ngritje më e madhe se 100 për qind.

Aktualisht lojtari përfiton 65 mijë funte në javë te Arsenali. /Telegrafi/