Anësori i Arsenalit, Alex Oxlade – Chamberlain, ka dërguar kërkesat e tij te Chelsea.
Klubi londinez tashmë ka treguar se është në ndjekje të lojtarit të Arsenalit.
Dhe, sipas Goal, përfaqësuesit e lojtarit i kanë kërkuar Cheleat pagë javore prej 150 mijë eurosh.
Chelsea është gati të paguajë 35 milionë funte për shërbimet e lojtarit, por paga do të ishte një ngritje më e madhe se 100 për qind.
Aktualisht lojtari përfiton 65 mijë funte në javë te Arsenali. /Telegrafi/