Telegrafi

Chalobah u dëmtua në organin gjenital gjatë finales ndaj Liverpoolit, Tuchel zbulon se lojtari u detyrua të operohet në zhveshtore

Trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel, ka zbuluar se Trevoh Chalobah kërkoi një operacion në zhveshtore pasi pësoi një dëmtim të tmerrshëm në organin e tij gjenital gjatë humbjes në finalen e Carabao Cup ndaj Liverpoolit.

Chalobah, 22 vjeç, u la në dhimbje torturuese pasi u godit me thumba të këpucëve sportive nga mesfushori i Liverpoolit, Naby Keita, gjatë finales të së dielës në Wembley.

Mbrojtësi luajti me guxim deri në fund të ndeshjes dhe shënoni një penallti në fund, të cilën Liverpooli përfundimisht e fitoi 11-10 pasi portieri i Chelseat, Kepa Arrizbalaga humbi goditjen vendimtare.

Tuchel ka zbuluar se Chalobah kishte nevojë për qepje në dhomën e zhveshjes menjëherë pas përfundimit të finales.

“Unë do të thosha se ai ka treguar këllqe – por kjo do të ishte linja e gabuar! Nuk mund ta besoja atë që pashë pas ndeshjes. Kishte një operacion në zhveshtoren tonë dhe nuk bëj shaka”, ka thënë fillimisht Tuchel.

“Ata po e qepnin. Nuk mund ta besoja. Pas ndeshjes, pas konferencës për shtyp kur u largova ata po bënin qepjet, sapo e dëgjova duke bërtitur. Dukej e tmerrshme”.

“U futa brenda dhe e pashë, dukej e tmerrshme dhe nuk mund ta besoja se ai luajti një minutë më shumë me këtë lloj dëmtimi, por ai luajti pjesën tjetër të ndeshjes dhe shënoi një penallti”.

“Kjo është vërtet e madhe. Por, ai ishte vërtet i guximshëm për ta bërë këtë. Ju nuk mund të shikoni larg. Ata e operuan, aty kishte qepje. Ai ishte i vetmi me mjekët dhe dëgjova zhurmën”.

“Seriozisht, ishte një prerje e dukshme, shumë afër zonës së kokës së organit gjenital. Ishte e hapur dhe duhej mbyllur. Ai ishte shumë i fortë dhe ka respektin tim të plotë”, përfundoi trajneri i Bluve.

Chalobah tani është rikuperuar nga lëndimi, por Tuchel ka refuzuar të konfirmojë nëse ai do të luajë kundër Luton Town në raundin e pestë të FA Cup sot (e mërkurë). /Telegrafi/