Telegrafi

Challandes zbulon listën me futbollistët e ftuar për dy ndeshjet e radhës – shumë rikthime

Bernard Challandes ka zbuluar listën me futbollistët e ftuar për dy ndeshjet e radhës.

Përfaqësuesja e Kosovës do të grumbullohet javën e ardhshme për dy takimet e para të Ligës së Kombeve.

Dardanët do të luajnë ndaj Moldavisë më 3 shtator si dhe tri ditë më vonë presin Greqinë në Prishtinë.

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes tanimë ka publikuar listën me futbollistët e ftuar për këto dy takime.

Për këtë grumbullim ka rikthime të rëndësishme nga ndeshjet e kaluara, me lojtarët e lënduar që ishin si Hekuran Kryeziu, Arbër Zeneli apo Herolind Shala.

Gjithsesi këta lojtarë tanimë kanë kaluar lëndimet dhe janë në formë mjaftë të mirë si dhe të gatshëm për dy sfidat e radhës ndaj Moldavisë dhe Greqisë.

Foto: FFK.com

Mungesa më e madhe e Kosovës për këto dy takime është ajo e Vedat Muriqit, pasi ylli i Fenerbahces ka një lëndim dhe nuk do të grumbullohet.

Vedat Muriqi (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Për ndeshjen e dytë ndaj Greqisë, Përfaqësueses A të Kosovës do t’i bashkohen edhe Lirim Kastrati, Florent Muslija dhe Arbenit Xhemajli nga U-21.

Ndërkohë në listën rezervë janë tre emra si Anel Rashkaj, Mirlind Kryeziu dhe Florian Loshaj që në rast të ndonjë lëndimi do të ftohen ata. /Telegrafi/