Site icon Telegrafi

Challandes thotë se te Kosova do të vijnë lojtarë të rinj

Kosova këtë shtator do ti rikthej sërish emocionet, pasi do të luajë dy ndeshje në kuadër të Ligës së Kombeve.

“Dardanët” me tre shtator do të përballen me Moldavinë në stadiumin “Stadio Ennio Tardini” në Itali, e më pas me Greqinë në “Fadil Vokrri” Prishtinë.

Bernard Challandes në një intervistë për Sport Show në Klan Kosova ka treguar se a do të ketë prurje të reja në Përfaqësuesen e Kosovës

“Po vazhdojmë punën dhe kontaktet me shumë futbollistë. Kam kontaktuar me shumë prej tyre, ata kanë vështirësi, është një punë e gjatë për ta bindur ndonjë lojtarë”, ka thënë Challandes.

“Preferoj të mos flasë me emra, në të ardhmen do të ketë futbollistë të rinjë”, ka shtuar më tej ai. /Telegrafi/

Exit mobile version