Telegrafi

Challandes shpjegon arsyen e mosftesës për Mirlind Dakun

(Foto: Instagram/mirlind19daku)

Golashënuesi më i mirë i Superligës së Kosovës në futboll, Mirlind Daku, nuk është ftuar nga Bernard Challandes për ndeshjet e marsit, ndërsa trajneri ka shpjeguar arsyen për këtë.

Në konferencën për shtyp, përzgjedhësi ka thënë se çështja është te konkurrenca brenda ekipit dhe në bazë të kësaj merren vendimet.

Strategu zviceran ka thënë se e ka përcjellë në shumë ndeshje Dakun dhe e konsideron si pjesë e ekipit përfaqësues në të ardhmen.

(Foto: Instagram/mirlind19daku)

Megjithatë, tash për tash ka bërë zgjedhjet duke u bazuar në formën e tanishme të futbollistëve.

Lexo po ashtu Bernard Challandes publikon listën për ndeshjet e Kosovës ndaj Lituanisë, Suedisë dhe Spanjës

Challandes e ka bërë të qartë se problemi nuk qëndron te Superliga e Kosovës, porse te konkurrenca e madhe për vende në skuadrën e Kosovës.

Kujtojmë që sulmuesi i Ballkanit ka shënuar 26 gola në po aq ndeshje në elitën e futbollit tonë këtë sezon. /Telegrafi/