Telegrafi

Challandes sërish pozitiv në testin për coronavirus, por vazhdon të jetë pa simptoma

(Foto: ffk-kosova.com)

Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes, ka rezultuar sërish pozitiv në testimet e të martës për COVID-19.

Kjo do të thotë se trajneri do t’i mungojë ekipit edhe në ndeshjen e të mërkurës kundër Moldavisë, e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Ekipin e Kosovës në sfidën e nesërme do ta drejtojë asistenti i parë i zviceranit, Muharrem Sahiti.

Lexo po ashtu Challandes rezulton sërish pozitiv me COVID-19, mungon ndaj Sllovenisë

“Edhe në rezultatet e sotme (e martë) në testin për COVID-19 përzgjedhësi Challandes ka dalë pozitiv. Kësisoj, ekipin kombëtar në ndeshjen kundër moldavëve do ta drejtojë ndihmësi i parë, Muharrem Sahiti”.

“Fatmirësisht, gjendja shëndetësore e përzgjedhësit Challandes është shumë e mirë dhe vazhdon të jetë pa simptoma”, thuhet në njoftimin e FFK-së. /Telegrafi/