Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes, ka rezultuar sërish pozitiv në testimet e të martës për COVID-19.
Kjo do të thotë se trajneri do t’i mungojë ekipit edhe në ndeshjen e të mërkurës kundër Moldavisë, e vlefshme për Ligën e Kombeve.
Ekipin e Kosovës në sfidën e nesërme do ta drejtojë asistenti i parë i zviceranit, Muharrem Sahiti.
“Edhe në rezultatet e sotme (e martë) në testin për COVID-19 përzgjedhësi Challandes ka dalë pozitiv. Kësisoj, ekipin kombëtar në ndeshjen kundër moldavëve do ta drejtojë ndihmësi i parë, Muharrem Sahiti”.
“Fatmirësisht, gjendja shëndetësore e përzgjedhësit Challandes është shumë e mirë dhe vazhdon të jetë pa simptoma”, thuhet në njoftimin e FFK-së. /Telegrafi/