Site icon Telegrafi

Challandes tregon nëse Vedat Muriqi do të mund të luajë ndaj Çekisë

Bernard Challands ka folur për gjendje aktuale të Vedat Muriqit, pas lëndimit të lehtë që pësoi në ndeshjen e fundit te Fenerbahces.

Strategu i ‘Dardanëve’ ka bërë me dije se lëndimi i sulmuesit nuk është serioz, por që do ta shikojnë situatën e tij deri në fund.

“Vedat Muriqi po luan mirë te Fenerbahce dhe po tregon formë të lartë dhe kjo është një gjë e mirë për të, por edhe për ne”.

Lexo po ashtu Challandes: Nuk është ndeshja e jetës ndaj Çekisë, lojtarët duhet ta shijojnë ndeshjen

“Ai ka pësuar një lëndim të lehtë në ndeshjen e fundit te ligën e Turqisë, por që do të shohim ecurinë e tij dhe nëse do të ketë dhimbje para ndeshjes me Çekinë”, ka shtuar më tej zvicerani.

Kosova do të luajë më 14 nëntor më Republikën Çeke, derisa më 17 nëntor do të luajnë me Anglinë në ‘Fadil Vokrri’. /Telegrafi/

Exit mobile version