Site icon Telegrafi

Challandes pas hedhjes së shortit: Grupi C është zgjedhje e mirë për ne, kemi mundësi reale për t’u kualifikuar në Euro 2020

Trajneri i Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes ka folur pas hedhjes së shortit, ku u mësuan gjashtë grupet e Euro 2020.

Është hedhur tashmë shorti për grupet e Euro 2020 në ROMEXPO të Bukureshtit në Rumani, ku kombëtaret evropiane kanë mësuar fatin e tyre.

Grupi më i fortë në Kampionatin Evropian cilësohet grupi F, ku do të luajnë Portugalia, Franca, Gjermania dhe fituesi i Ligës A të Kombeve, ku kualifikimin e kërkojnë Bulgaria, Hungaria, Islanda dhe Rumania.

Lexo po ashtu Hidhet shorti për grupet e Euro 2020, Kosova mëson fatin e saj nëse arrin kualifikimin

Kosova në rast se arrin kualifikimin nga Liga D e Kombeve, ku do të luajë në gjysmëfinale me Maqedoninë e Veriut dhe në finale ndaj Bjellorusisë ose Gjeorgjia dhe atëherë do të rreshtohet në grupin C me Holandën, Austrinë dhe Ukrainën.

Kosova synon kualifikimin në Euro 2020 nga Liga e Kombeve (Foto: Telegrafi/Ridvan Slivova)

Pas hedhjes së shortit ka reaguar edhe trajneri i Dardanëve, Challandes, i cili ndihet i lumtur me shortin dhe beson se Kosova ka mundësi reale për tu kualifikuar.

“Ne tashmë e dimë zgjedhjen e parë, grupi C ku gjendet Holanda, Austria dhe Ukraina. Është një zgjedhje e mirë për ne dhe e duam”, ka thënë fillimisht Challandes pas lidhjes telefonike me SS Kosova, përcjell Telegrafi.

“Opsioni i dyti është grupi F, por ky është më i vështirë për ne, pasi gjenden Gjermania, Portugalia dhe Franca”.

“Unë mund ti pranojë të gjitha grupet vetëm të kualifikohemi. Për mua nuk është problem kjo gjë”.

Lexo po ashtu Të gjitha grupet e Euro 2020 - Grupi F cilësohet si i 'vdekjes'

“Është shumë e vështirë për ne, por kemi mundësi reale në mars në Ligën e Kombeve”.

“Shpresojmë se do t’i kemi të gjithë lojtarët në dispozicion dhe të arrijmë kualifikimin në Euro 2020”, ka përfunduar trajneri i Kosovës. /Telegrafi/

Exit mobile version